Logo

Termat dhe Kushtet

1. Qëllimi & Pajtimi me Kushtet

Këto terma & kushte të publikuara nga PIK PAK sh.p.k përcaktojnë rrethanat e ndërveprimit midis kompanisë në vetvete, dërguesit, dhe marrësit. Është përgjegjësia e klientit të lexojë e të bjerë dakord me këto kushte të paraqitura para nënshkrimit të kontratës ose gjatë vizitimit të faqes online të PIK PAK sh.p.k. PIK PAK sh.p.k ka si qëllim të kryejë shpërndarje në mënyrë korrekte duke u nisur nga dërguesi e deri tek marrësi. Raportimi ndodh kundrejt palës kontraktuese, dhe jo tek pala e tretë marrëse. Pavarësisht, PIK PAK sh.p.k kontaktohet nga pala dërguese, kjo e fundit paraqet nevojat e saj dhe detajet mbi shpërndarjen në fjalë. Më pas PIK PAK sh.p.k krijon kontakt me personin e autorizuar për dorëzim, për të konfirmuar prezencën e një marrësi. Pasi shpërndarja është kryer, PIK PAK sh.p.k raporton të gjitha detajet mbi shpërndarjen tek pala dërguese.

2. Fushështrirja

Këto kushte dhe terma të përgjithshme zbatohen për të gjitha marrëveshjet, kuotimet ose urdhrat që kanë të bëjnë me transportin e dokumenteve dhe mallrave, të lidhura ndërmjet korrierit dhe klientit, duke përfshirë çdo shërbim tjetër shtesë ndërmjet dy palëve. Çdo devijim nga këto terma dhe kushte, në të cilat mbështetet njëra prej palëve, është e vlefshme vetëm nëse është përcaktuar me shkrim ose është pranuar nga të dy palët. Këto kushte kanë përparësi mbi të gjitha kushtet e tjera; në rast të kushteve kontradiktore të bashkë-kontraktorit, këto të fundit konsiderohen si jo të shkruara. Kushtet e PIK PAK sh.p.k do të zbatohen për të gjitha citimet dhe ofertat e bëra nga PIK PAK sh.p.k, të gjitha detyrat e dhëna nga PIK PAK sh.p.k, të gjitha marrëveshjet e përfunduara ose në të cilat PIK PAK sh.p.k është palë.

3. Termat

Person i autorizuar për dorëzim: Personi i cili është përmendur si marrës nga pala dërguese, dhe rezulton në adresën e paracaktuar për shpërndarje. PIK PAK sh.p.k – shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e njohur më poshtë edhe si ("Shoqëria", "Ne", ose "PIK PAK"). Adresa e grumbullimit: Adresa e dërguesit prej nga do të mblidhen dërgesat. Adresa e marrjes: Adresa e përcaktuar nga klienti për të tërhequr dërgesën nga ana e PIK PAK sh.p.k me qëllim shpërndarjen në destinacion. Adresa e dorëzimit: Adresa fizike në të cilën është kërkuar dorëzimi i dërgesës nga ana e klientit. Dërgesa: Dokumente/mallra ose një grup sendesh, të cilat transportohen njëkohësisht dhe që janë të destinuara për një marrës. Forca madhore: Ndodhi natyrore ose jo, të cilat janë jashtë kontrollit të njerëzve. Kuti Postare: Janë kutitë metalike që gjenden në rrugë, ku futen zarfe me adresa të mbishkruara për t'u dërguar përkatësisht nga korrieri. Korrieri: PIK PAK sh.p.k ose një prej të emëruarve të tij, i cili ka ndërmarrë kundrejt transportuesit të ngarkesës për të transportuar një dërgesë dhe ta dorëzojë atë tek marrësi në mënyrë profesionale, në përputhje me përdorimin e përgjithshëm të pranuar komercial. Klienti: Çdo person fizik ose juridik që i ngarkon PIK PAK sh.p.k transportin e dërgesës. Marrësi: I adresuari ose përfaqësuesi i tij, i cili konsiderohet të jetë i pranishëm në adresën e dërgimit, të cilit korrieri PIK PAK sh.p.k duhet të dorëzojë dërgesën.

4. Sendet e ndaluara

Shpërndarja nuk do të pranohet në rast se përmban: • Kafshë/Pjesë kafshësh • Shufra (Lingota) Ari dhe Argjendi • Këmbim valutor • Gura të çmuar • Armë zjarri/Armë • Eksplozivë dhe municione • Mbetje njerëzore • Sende të tjera të paligjshme si: fildishi dhe lëndët narkotike • Bileta lotarie • Materiale të dëmshme, korrosive, radioaktive • Lëndë ilegale dhe substanca halucinogjene • Mbetje spitalore • Substanca kancerogjene

5. Paketimi & Etiketimi

Dokumenti: Çdo dokument i nisur me postë duhet të jetë i vendosur në zarf të mbyllur dhe shkruar saktë dhe me shkronja kapitale dërguesi, marrësi dhe adresa e plotë e marrësit (nëse ka dhe numër telefoni). Paketimi i kolipostave dhe i pakove duhet bërë sipas një standardi të caktuar për të shmangur dëmtime të mallrave për shpërndarje. Materiali: Materiali i paketimit të kolipostave dhe pakove duhet të jetë i durueshëm, pra duhet përdorur karton i fortë që t'i rezistojë transportit nga korrierët. Gjithashtu duhen përdorur kuti të reja, pasi kutitë e vjetra të kartonit e humbin ngurtësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre. Masa: Masa e kutisë së zgjedhur për transport duhet të ketë përmasa të posaçme për sendet që janë brenda. Nëse kutia është më e madhe se ç'duhet, ajo do të kolapsojë, nëse është më e vogël se ç'duhet kutia do të plasaritet. Nuk duhet lënë vend bosh në kuti pasi sendet do të lëvizin brenda kutisë dhe do të përplasen me njëra-tjetrën. Vendet boshe mund të mbushen me bukë peshku, gazeta, ose qese. Gjithashtu objektet brenda kutisë duhen mbështjellur individualisht që të mos fërkohen dhe dëmtohen me njëra-tjetrën. Këshillohet të lihen disa centimetra hapësirë e izoluar midis mureve të kutisë dhe sendeve brenda saj. Ambalazhimi: Pasi kutia është mbushur sipas dëshirës me objektet për dërgim, ajo duhet mbyllur me kujdes dhe me ngjitëse të durueshme ndaj lëvizjes.

6. Përmasat dhe kufizimet e dërgesave

PIK PAK sh.p.k merr përsipër shpërndarjen e dërgesave me një peshë jo më të madhe se 25 kg, dhe ku përmasat bruto të dërgesës nuk i kalojnë 1000 mm x 1000 mm x 1000 mm.

7. Marrja e dërgesës

Klienti garanton që përshkrimi, natyra dhe përmbajtja e dërgesës të jenë saktësuar në shënimin e dërgimit ose në dhënien e porosisë, si dhe që të gjitha detajet janë komunikuar në kohën e nevojshme për ekzekutimin e marrëveshjes. Në këtë mënyrë klienti garanton një përshkrim të saktë dhe të plotë të dokumentit ose mallrave që do të dërgohen, si dhe se adresa e grumbullimit dhe dërgimit të specifikuar është e plotë dhe e saktë. Paketimi i dokumenteve dhe mallrave kryhet nga dërguesi ose të paktën nën përgjegjësinë e tij të plotë. Paketimi duhet bërë konform rregullave të saktësuara në nenin 4. Klienti duhet të mbrojë dhe paketojë dokumentet dhe mallrat nga të gjitha rreziqet e transportit, duke marrë parasysh, ndër të tjera, natyrën dhe përmbajtjen, destinacionin dhe veprimet tipike të metodave normale të trajtimit dhe transportit. Në veçanti, klienti do të sigurojë që përmbajtja ose një pjesë e saj nuk mund të hiqet pa dëmtuar paketimin. Klienti gjithashtu garanton se dërgesa është në përputhje me të gjitha rregulloret dhe ligjet dhe se ajo shoqërohet me të gjitha lejet e nevojshme. Në mungesë të kërkesave të përcaktuara në këtë nen, dëmtimet dhe rreziqet e çfarëdo natyre në lidhje me dërgesën janë në kurriz të klientit. Nëse të dhënat e kërkuara për ekzekutimin të marrëveshjes nuk janë të plota ose nuk i ofrohen në kohë korrierit, PIK PAK sh.p.k ruan të drejtën për të pezulluar ekzekutimin e marrëveshjes dhe/ose mund të çojë në kosto shtesë për klientin. Korrieri merr dërgesën e dakorduar në vendin dhe kohën e dakorduar, i cili i dorëzohet marrësit nga ndërlidhësi korrier ose dorëzimi i dërgesës bëhet pranë zyrave të autorizuara të PIK PAK sh.p.k.

8. Transporti & Rrugëtimi

Periudhat e përcaktuara të transportit janë indikative, jo-detyruese dhe nuk përfshijnë një detyrim rezultati. PIK PAK sh.p.k megjithatë, bën çdo përpjekje për të respektuar dhe për të arritur periudhat normale të transportit sa më shumë që të jetë e mundur. PIK PAK sh.p.k nuk do të jetë në asnjë rast përgjegjës për vonesat në mbledhjen, transportimin ose dërgimin e dërgesës, pavarësisht nga shkaku i një vonese të tillë. Në rast të vonesës, pavarësisht nga shkaku, dërguesi në asnjë rast nuk do të lejohet të ndërpresë marrëveshjen ose të kërkojë ndërprerjen e kontratës, as të ketë të drejtë për ndonjë kompensim apo interes tjetër. Klienti bie dakord me rastet e devijimit të rrugëtimit të pakos, dhe ndalesat e nevojshme për shkaqe të ndryshme, në rastet kur vazhdon të jetë në limitet e parapërcaktuara kohore.

9. Dorëzimi i dërgesës

Dërgesa do t'i jepet në dorë personit të autorizuar në adresën e lëshimit, ku do të merret edhe një formë konfirmimi se shpërndarja është kryer. PIK PAK sh.p.k do të njoftojë marrësin për shpërndarjen në vijim. Marrësit do t'i ofrohen opsione alternative për shpërndarjen nëse nuk është prezent, si: • Kryerja e dorëzimit në një ditë tjetër • Dorëzim tek një fqinj fizik/juridik • Tërheqje pranë zyrave të PIK PAK sh.p.k

10. Shërbimet & Tarifat

Shërbimet postare do të llogariten duke përmbledhur këto tre kushte: • Lloji i Shërbimit • Distanca e përshkuar nga adresa e grumbullimit • Pesha & Madhësia e pakos Llojet e shërbimeve janë: • Shërbim Postar Ekspres: 300 lek D+1 dite pune • Shërbim Postar Jo-Universal: 200 lek D+2 dite pune • Postë Direkte e Paadresuar: 50 lek D+3 dite pune

11. Mënyrat e pagesës

Pagesa kryhet nga dërguesi në momentin e pranimit të dërgesës ose sipas marrëveshjes me klientët kontraktualë.

12. Ankesat

Ankesat rreth PIK PAK sh.p.k për dëmtime të dukshme nga shpërndarja duhen bërë me shkrim ose drejt adresës së emailit (p.sh. info@thepikpak.com ose email-i zyrtar), brenda 48 orëve pasi PIK PAK sh.p.k ka kryer shpërndarjen e dërgesës. Ankesat në lidhje me faturimin duhet të dërgohen me postë ose email brenda një jave nga data e faturës. Ankesat që vijnë pas afateve të përcaktuara nuk do të trajtohen nga PIK PAK sh.p.k. Në asnjë rast sasia e dëmit nuk mund të zbritet nga klienti nga shpenzimet e transportit që i detyrohet PIK PAK sh.p.k. Klienti ka të drejtë të kryejë një ankesë për çdo marrëveshje shpërndarjeje, duke ditur që është përfundimtare dhe përmbyllëse. Mos-përputhja me këto kushte do e bëjë ankesën të jetë e pavlefshme.

13. Sigurimi i dërgesës

PIK PAK sh.p.k ofron dhe shërbimin e sigurimit të të mirave të dërguara në rast humbje ose dëmtimi. Dërguesi duhet të bëjë të ditur dëshirën e tij për të siguruar të mirat për dërgim, me shkrim, në momentin kur përpilohen të dhënat për dërgim. Ky sigurim nuk përfshin rastet e humbjes apo dëmtimit, kur PIK PAK sh.p.k nuk është direkt përgjegjëse.

14. Rrethanat përtej Kontrollit të PIK PAK sh.p.k

PIK PAK sh.p.k nuk mban përgjegjësi për humbje ose dëmtim të mallrave në rrethanat përtej kontrollit të saj. Këto përfshijnë, por nuk limitohen me: • Dëmtime elektrike/magnetike • Defekte ose natyrë problematike të pajisjeve • Çdo akt i kryer nga personat jo të kontraktuar ose jo të punësuar nga PIK PAK sh.p.k • Tërmete • Stuhi • Përmbytje • Luftë • Embargo • Aksidente rrugore • Sulme terroriste, luftë civile, trazira civile ose trazira, luftë, kërcënim ose përgatitje për luftë, konflikt të armatosur, vendosje të sanksioneve, embargo ose ndërprerje të marrëdhënieve diplomatik • Çdo ligj ose ndonjë veprim të ndërmarrë nga një qeveri ose autoritet publik, duke përfshirë pa kufizim imponimin e kufizimeve, kuotave ose ndalimeve të eksportit ose importit ose mosdhënien e një licence ose pëlqimi të nevojshëm • Çdo konflikt pune ose tregtie, greva, veprim industrial ose mbyllje • Ndërprerjen e shërbimeve nga entet lokale PIK PAK sh.p.k nuk do të jetë përgjegjëse për humbjen e të ardhurave, humbjen e fitimit, humbjen e tregjeve, humbjen e reputacionit, humbjen e konsumatorëve, humbjen e përdorimit, humbjen e një mundësie edhe nëse është pasur njohuri se dëmi apo humbje të tilla mund të linë, ose për çdo dëmtim ose humbje të tërthortë, rastësore, speciale ose pasuese, sa herë që lind, duke përfshirë pa kufizim shkelje të kushteve, neglizhencë, veprime me paramendim ose mosveprim.

15. Garanci & Dëmshpërblim

Klienti do të deklarojë PIK PAK sh.p.k si jo përgjegjëse në rastet kur dështon të përputhet me garancitë e mëposhtme: • Çdo detaj mbi dërgesën është i vërtetë dhe i saktë • Dërgesa është e pranueshme sipas pikave 4 dhe 5 • Përgjegjësia për dëmtimin e sendeve delikate bie mbi klientin

16. Konfidencialiteti

PIK PAK sh.p.k do të mbajë në mënyrë strikte konfidenciale dhe nuk do t'i zbulojë asnjë pale të tretë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të gjitha ose disa nga informacionet konfidenciale, të cilat mund të jenë komunikuar nga ose në emër të një Pale tjetër, më poshtë të referuara si "Informacioni Konfidencial". Informacioni konfidencial është si vijon: • Adresa, mbiemri dhe emri i Klientit • Adresa, mbiemri dhe emri i Marrësit të një dorëzimi të mallrave, nëse është ndryshe nga Klienti • Adresa, mbiemri dhe emri i dërguesit të dorëzimit të mallrave, nëse është ndryshe nga Klienti • Informacione personale të klientëve, dërguesve dhe marrësve të tilla si: datëlindja, vendlindja, nr. personal, nr. i telefonit • Çdo informacion që mund të lidhet me mallrat e dorëzuara PIK PAK sh.p.k do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për t'u pajtuar me këtë pikë, dhe në veçanti do të imponojë këtë konfidencialitet ndaj punonjësve, bashkëpunëtorëve, agjentëve dhe ofruesve të shërbimeve. Megjithatë, kjo ndërmarrje konfidencialiteti nuk është e zbatueshme për informacionin konfidencial që ka hyrë në domenin publik në kohën e marrjes së tij, ose informacionin konfidencial që është në posedim të njërës prej palëve para marrjes së saj, ose kur një nga palët autorizon palën tjetër me shkrim për të shpërndarë informacionin konfidencial. Nëse një zbulim i informacionit konfidencial kërkohet nga ligji në fuqi ose nga një gjykatë ose autoritet rregullator kompetent, pala e kërkuar duhet, sa më shumë që të jetë e mundur, ta informojë palën tjetër me shkrim menjëherë përpara se të ndërmarrë këtë zbulim dhe të japë ndihmën e saj për palën tjetër, nëse e kërkon këtë, për të marrë të gjitha masat mbrojtëse. Shpalosja e informacionit konfidencial në këto rrethana nuk do të jetë shkelje e kësaj pike.

17. Ligji

Në rast ballafaqimi me ligjin, PIK PAK sh.p.k do të paraqesë në formë mbrojtjeje këto Terma & Kushte, duke përmendur faktin se klienti apo kushdo tjetër i kontraktuar apo jo që ka rënë dakord me këto kushte, mban përgjegjësi mbi veten e tij/saj. Çdo formë mosmarrëveshje do të zgjidhet sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë, dhe në rast mosarritje marrëveshje mes palëve, çështja do të trajtohet në Gjykatën e Rrethit Tiranë.

Na Kontaktoni

Adresa: Rruga Irfan Tomini, Tiranë

Telefon: 0696078603

Email: pikpak.posta@gmail.com

NUIS: M51729023Q