Logo

Standardet e Cilësisë së Shërbimit Postar

PIK PAK sh.p.k. ofron shërbime postare jo-universale vetëm brenda qytetit të Tiranës dhe zbaton standardet e mëposhtme të cilësisë për çdo kategori shërbimi: 1. Postë direkte (e paadresuar) • Zona e mbulimit: Qyteti i Tiranës • Afati i dorëzimit: deri në D + 3 ditë pune nga momenti i pranimit • Pesha maksimale e një njësie: 15 kg • Përmasat maksimale: 60 × 40 × 15 cm • Shpërndarja kryhet në zona të përcaktuara brenda Tiranës, me evidencë për zonat dhe sasinë e materialeve të shpërndara. 2. Shërbim postar jo-universal (pako / mallra brenda Tiranës) • Zona e mbulimit: Qyteti i Tiranës • Afati i dorëzimit: deri në D + 2 ditë pune nga momenti i pranimit • Pesha maksimale për çdo dërgesë: 25 kg • Përmasat maksimale: 100 × 100 × 100 cm • Sigurohet trajtim i sigurt i dërgesave dhe mbajtje e evidencave për pranimin, përpunimin, transportin dhe dorëzimin. 3. Shërbim postar ekspres (brenda Tiranës) • Zona e mbulimit: Qyteti i Tiranës • Afati i dorëzimit: • të paktën 95% e dërgesave dorëzohen D + 1 ditë pune • deri në 5% të dërgesave dorëzohen D + 2 ditë pune (zona më të largëta ose raste të veçanta) • Pesha maksimale: 25 kg • Përmasat maksimale: 100 × 100 × 100 cm • Të gjitha dërgesat ekspres pajisen me numër gjurmimi dhe regjistrohen elektronisht nga pranimi deri në dorëzim. Elementë të përbashkët cilësie për të gjitha shërbimet: • Dy tentativa dorëzimi, kur marrësi nuk gjendet në adresë. • Mbajtja e evidencave minimale për 12 muaj. • Trajtim i ankesave të klientëve brenda një afati të arsyeshëm pune.

Na Kontaktoni

Adresa: Rruga Irfan Tomini, Tiranë

Telefon: 0696078603

Email: pikpak.posta@gmail.com

NUIS: M51729023Q